Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, aktgjykimi pritet më 20 korrik 2026 - Albinfo
Është shtyrë për më 20 korrik 2026 shpallja e vendimit përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Shtyrjen e ka konfirmuar për RTK avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili tha se informacioni i raportuar në media është i saktë.