LIVE – Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës – Balkanweb.com – News24
Përshkallëzohet revolta kundër kryeministrit Edi Rama, në ditën e 15-të të protestave masive. Protestuesit po marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pasi përshkuan kilometra të tëra nga sheshi ‘Skënderbej’ nëpër rrugët e kryeqytetit dhe dolën tek ‘Ktheza e Kamzës’. Më pas protestuesit vijuan në drejtim të autostradës.