Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e kufirit - Albinfo
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit. Gjatë vizitës, ai u prit nga drejtori i Departamentit për Kufi, nënkoloneli Fehmi Xhata, si dhe koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.